Kërkohet paraburgim për personin që tentoi t’i shmanget taksës doganore

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin R.K, me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit R.K., për shkak se i njëjtit me datë 10 prill të këtij viti, rreth orës 15:30, në pikën kufitare në Kullë ,me qellim  për t’ju shmangur taksës doganore, përmes dokumenteve të rrejshme , mallrat me origjinë nga shteti i Serbisë i kishte deklaruar si mallra nga  shtetit i  Malit të Zi,  në atë mënyrë pasi që ditën kritike i pandehuri R.K, me kamionin e markës “Mercedes”, kishte të ngarkuara 175 arkivole për varrim, në vlerë prej 5,200 (pesëmijë e dyqind) euro, për t’ju shmangur taksës doganore në vlerë prej 6,195 (gjashtëmijenjëqindenëntëdhjetepesë) euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar një kamion i markës “Mercedes” dhe 175 arkivole për varrim.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet nw njoftimin dwrguar mediave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme