Kërkohet reciprocitet në dialogun Kosovë-Serbi

Ishte paraparë që në muajin mars të rifillojë dialogu Prishtinë-Beograd, pas ndërprerjes që u bë me kërkesë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si shenjë proteste për arrestimin e liderit të AAK-së në Francë me një urdhërarrest të shtetit Serb.

Por ky vazhdim i dialogut nuk ndodhi pasi vendi shkoj në zgjedhje të parakohshme.

E analistët politik në vend vlerësojnë se dialogu duhet të vazhdoj, por paraprakisht duhet shikuar se çfarë është arritur deri më tani nga ky dialog.

“Dialogu duhet të vazhdojë, por përpara se të shkohet tutje, pala kosovare duhet të vlerësojë çfarë është arritur dhe akterët e përfshirë në proces të japin përgjegjësi”, ka thënë për Indeksonline Imer Mushkolaj.

Gjatë gjithë kohës, sipas tij, përfitues më i madh nga dialogu ka qenë pala serbe.

“Gjatë gjithë kohës përfitimet më të mëdha nga dialogu i ka pasur Serbia, ndërkaq Kosova vazhdon të ngec dhe të mbetet e izoluar”, ka shtuar ai.

Mushkolaj ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë siç ka qenë deri tash, por se qasja duhet ndryshuar tërësisht.

“Parimi i reciprocitetit është dashur të zbatohet qysh në nisje të dialogut. Ky lëshim, palës kosovare vazhdon t’i kushtojë shumë”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme