Kërkohet t’i merret mandatit i deputetit Gruevskit për shkak të dënimit për blerjen e Mercedesit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi deri te kryetari i Komisionit kuvendor për çështje procedurale dhe mandatuese të imunitetit e ka parashtruar  kërkesën e dërguar nga gjykata për marrje të mandatit të deputetit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, për shkak të  dënimit me burg prej dy viteve, në rastin me blerjen e “Mercedesit”  luksoz.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski për MIA-n  konfirmoi se  kërkesa është dorëzuar  deri te ai dhe paralajmëroi se seanca  në të cilën do të shqyrtohet duhet të caktohet  në afat prej 15 ditësh. Ai nuk dëshironte të saktësojë se kur saktë do ta caktojë seancën, vetëm theksoi se afatet do të ruhen.

Sipas Rregullores, mandati deputetit mund t’i merret derisa është zënë në kryerjen e veprës penale për të cilën  caktohet dënim prej së paku pesë vite burg, përderisa dënohet me dënim me burg që e bën të padenjë  për kryerjen e funksionit të deputetit dhe përderisa dënohet me dënim me burg për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Nëse kërkesa për marrje të mandatit kalon në komisionin për çështje të procedurës dhe imunitetit, Kuvendi duhet të debatojë  për të  në seancën e parë të ardhshme plenare. Vendimi për marrje të mandatit parlamentar, sipas nenit 65 të Kushtetutës, vendoset me shumicë prej dy të tretave nga numri i tërësishëm i deputetëve.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet  në burg për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg.

Gjykata e Apelit në Shkup në datën 5 të këtij muaji  si të pabazë e refuzoi  ankesën e Gruevskit për lëndën “Tank” dhe në tërësi e konfirmoi gjykimin e shkallës së parë për dënim me burg prej dy viteve.

Gjykata e Apelit Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizim të “Mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski  me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari i dytë Nikolla Gruevski si nxitës  për kryerjen e veprës  me dy vite burg. Të dy pastaj parashtruan ankesa për gjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.

Në lëndën “Tank” është dënuar edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska me gjashtë vjet burg.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme