Kërkoi lirinë! Gjykata e Apelit lë në burg 14 vjeçarin, autor i vrasjes së Martin Canit

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, i cili dyshohet si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.


I mituri kërkoi që t’i zbutej masa e sigurisë, por shkalla e apelit la në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës, për ta lënë 14 vjeçarin nën masën “arrest në burg”.

Sakaq, 14 vjeçari ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë.

Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për tu kuruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme