Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, GJKKO-ja lë në qeli anëtarin e një grupi të strukturuar kriminal (EMRI)

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e bërë nga anëtari i grupit kriminal, i njohur si Emmanuel Delphin Assako Ella, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.


Emmanuel Delphin Assako Ella, me datë 3 korrik 2024, ka paraqitur pranë GJKKO-së kërkesën për të hequr masën e sigurisë “arrest me burg”, për të vijuar me “detyrim paraqitje”.

Në përfundim të gjykimit së GJKKO-së, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, u vendos të rrezohet kjo kërkesë, e të vijojë dënimin e tij në burg.

GJKKO-ja njofton se Emmanuel Delphin Assako Ella, mund të ankimojë këtë vendim të marrë nga Gjykata në atë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, brenda një afati kohor 5 ditor, duke filluar që nga dita e nesërme, me 17 korrik 2024.

Kujtojmë se ai u arrestua disa muaj më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasi ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Emmanuel Delphin Assako Ella, së bashku me 25 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar gjithashtu, dyshohen të jenë të përfshirë në një skemë trafikimi emigrantësh, nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar për kalim.

Ai ndodhet nën akuzat e ndihmës së kalimit të paligjshëm, të kufijve, grup i strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale nga kjo organizatë kriminale.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Emmanuel Delphin Assako Ella më datë 03.07.2024 ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: Ndryshimin e masës sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arrest në burg”, duke caktuar një masë sigurimi personal me karakter
shtrëngues më të lehtë, atë për “Detyrim paraqitje”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar
në nenet 228, 229, 230, 232, 234, 407, 410, 412, 413, 415, 422, 424, 428 e vijues të
K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 419, datë 16.07.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Emmanuel Delphin Assako Ella për
zëvëndësimin e masës së sigurimit të regjistruar me nr.419, datë 03.07.2024, të
masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.37, datë
10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar, me një masë sigurimi më të butë si të pabazuar në ligj dhe
në prova.
2. Shqyrtimin në seancë gjyqësore të informacionit me shkrim, të Prokurorisë së
Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet e
kryera dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin në burg Emmanuel Delphin
Assako Ella, dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” për
të hetuarin Emmanuel Delphin Assako Ella, të caktuar me vendimin nr.37, datë
10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
3. Shpërblimin e përkthyeses Rezarda Myderizi sipas rregullave financiare.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5(pesë) ditëve duke filluar nga e
nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 16.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme