Kërtolica: Zgjedhje parlamentare bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Docenti i fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Marko Kërtolica, i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, tha se varianti që në të njëjtin termin të kemi edhe zgjedhje parlamentare edhe presidenciale do të ishte e mundshme vetëm në rast se terminët e tyre harmonizohen gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Në rast se shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, çështja e afateve do të ishte e pabazë, sepse këtu do të mund të kurdiset që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mund të organizohen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Mjaftueshëm në kohë që të mund të zgjidhet presidenti i ri para skadimit të mandatit të presidentit aktual”, tha Marko Kërtolica, Docent i fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme