Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret rinisjen e bisedimeve mes Republikës së Kosovȅs dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre ndër-shtetërore.
Në një reagim, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson “rëndësinë e liberalizimit sa më parë të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian, tashmë kur të gjitha kushtet janë përmbushur prej kohësh”.
Reagimi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:
Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Europian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kjo, jo vetëm që do ishte në interesin më të mirë të të dyja vendeve, por do ishtë një hap i madh drejt forcimit të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euro-Atlanike të rajonit tonë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë është pandashmërisht i lidhur me garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, respektimin e parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen dhe avancimin e pozitës së pakicave entike.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhȅnieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të arrihet brenda këtyre parimeve, të sanksionuara edhe në paketën Ahtisaari dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Këshilli i Ambasadorevë Shqiptarë e konsideron të domosdoshme të theksojë se perspektiva Euro-Atlantike është forca kryesore shtytëse drejt një stabiliteti dhe prosperiteti të qëndrueshȅm të Ballkanit. Ndaj kjo perspektivë duhet të jetë reale dhe e prekshme për të gjitha vendet e rajonit.
Në këtë sfond, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson rëndësinë e liberalizimit sa më parë të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian, tashmë kur të gjitha kushtet janë përmbushur prej kohësh.
Këshilli i Ambasadorȅve Shqiptar inkurajon përfaqȅsuesit e Republikës sȅ Kosovȅs dhe të gjitha forcat politike në Kosovë që të angazhohen me vetbesim dhe profesionalizëm në bisedimet me Republikȅn e Serbisë, të mbështetura nga BE dhe SHBA.
KASH gjithashtu inkurajon ndërmjetësin e BE Lajçak, që në këtë proces të vijojë të udhëhiqet nga parimet mbi të cilat është ndërtuar dialogu duke ushtruar vetëpërmbajtje prej qëndrimeve emocionale të padobishme.
E ardhmja e Republikȅs sȅ Kosovës është nën ombrellën e BE-sȅ dhe NATO-s dhe vlerat Euro-Atlantike janë të mishëruara thellë në themelin shtetit të Kosovës.
(BalkanWeb)