Këshilli i prindërve të arsimit të Kosovës (KPK) ka reaguar të hënën lidhur me grevën njëditëshe në sistemin e arsimit të thirrur nga SBASHK-u.
KPK thekson se zhvillimet e fundit në procesin edukativo arsimor në Kosovë dhe mos harmonizimi i qëndrimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-u është tepër shqetësuese për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.