Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do ta mbajë seancën e 70-të, ku në rend të ditës është miratimi i vendimit për emërimin e Islam Abazit për prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup.
Në zgjedhjet për kryetar të Prokurorisë kundër Krimit të organizuar dhe korrupsioni më 7 nëntor më së shumti vota mori Islam Abazi – 66, i dyti nga katër kandidatët e regjistruar për nga numri i votave ishte Ermon Neziri me 64 vota, Vilma Ruskovska 14 dhe Dessa Paunovska dhjetë vota.