Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së 63-të, shqyrtoi ankesën për suspendimin e prokurores Vilma Ruskovska, të cilën e refuzoi si të pabazë. Kështu që vendimi për suspendimin e saj nga puna mbetet në fuqi.
“Në seancën e sotme vendosëm që derisa të vazhdoj procedura, Villma Ruskovska të qëndroj larg prokurorisë”, tha Antonio Jollevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
Ndryshe kohë më parë prokurorja Villma Ruskovska u shkarkua nga detyra për shkak të bastisjes në Policinë Financiare. /Alsat.mk