“Rusia nuk do ta pengojë as nuk do të përzihet në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ose BE dhe do të respektojë vendimet e saj, qytetarët dhe Maqedonia këtë duhet ta vendosin vetë”, tha Aleksandar Gufin, këshilltari i parë i presidentin rus, Vlladimir Putin.
Dugin, i cili sipas shumicës është kreator i strategjisë antiperëndimore të Rusisë, së bashku me këshilltarin tjetër të Putinit, Leonid Savin, morën pjesë në diskutimin “Maqedonia në lidhjen strategjike me Rusinë dhe anëtarësimi në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”, që e organizoi partia “Maqedonia e Vetme” e Janko Baçevit.
Kjo parti më herët quhej Lëvizja Popullore për Maqedoninë, por u riemërua sipas shembullit të partisë së Putinit, “Rusia e Vetme”.
Me mesazhe dhe paralajmërime se perëndimi nuk është zgjidhje e mirë për Maqedoninë, Dugin dhe Savin para 300 qytetarëve në Shkup, thanë se Maqedonia duhet të mendojë edhe për opsionin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik.