Këshilltari i Trump nuk publikon asgjë për bisedën me Haradinajn, merret me Venezuelën

Për t’i bërë presion për heqjen e takës, kryeministrin Haradinaj e ka telefonuar këshilltari kryesor i presidentit Trump. Haradinaj nuk ka bërë asnjë koment rreth telefonatës, ndërsa as John Bolton, s’ka shkruar as një fjalë rreth çështjes së taksës.

John Bolton, këshilltari që llogaritet si një nga njerëzit kryesor të Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje gjatë ditës kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tema kryesore e telefonatës ishte taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilën Haradinaj po refuzon ta heq.

Pas disa takimeve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin që s’po i bindet thirrjeve të SHBA’së e kontaktoi Bolton.

Këshilltari i Trumpit nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka biseduar me shefin e qeverisë kosovare.

Në profilin e tij në Tëitter, Bolton ka shkruar rreth cështjeve të tjera me të cilat po merret administrata Trump.

As Zyra e Kryeministrit nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth asaj se cka kanë biseduar Haradinaj e Bolton.

Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet rreth kësaj telefonate, duke e mbajtur sekret se cka i tha njeriu i Trumpit.

Gazeta Express ka raportuar se Haradinaj po priste telefonatën  e këshilltarit të Trumpit, ndërsa bisedën mes tyre e kishte konfirmuar në mbrëmje nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini në emisionin Rubikon. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme