Gati 20 orë kanë kaluar nga tragjedia e madhe në Maqedoni, ku një autobus me udhëtarë që ishte nisur nga Shkupi në drejtim të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë humbur jetën 14 persona dhe 7 ndodhen në gjendje të rëndë.
Sot, një ditë pas aksidentit, televizioni Alsat në ueb-faqen e tij ka sjellë fotografi ku shihet gjendja në të cilën është transformuar autobusi pas rrokullisjes për dhjetëra metra duke përfunduar në një arë në fshatin Llaskarcë.