Kështu festohej dikur fitorja e LDK-së në rezidencën e Ibrahim Rugovës (VIDEO)

Pakkush e kishte pritur fitoren e LDK-së menjëherë pas luftës në Kosovë, duke qenë se kjo parti nuk e kishte përkrahur luftën e UÇK-së, të cilët edhe sollën çlirimin e Kosovës.

Por rezultatet ishin befasuese, LDK-ja doli fituese e zgjedhjeve të para lokale të mbajtura në vitin 2000 por edhe në zgjedhjet nacionale, shkruan Magazina.al.

Por sado e thellë që ka qenë fitorja, Rugova është treguar modest duke mos dhënë shenja euforie pavarësisht fitores së madhe.

Në këtë video, shihet se si lideri i LDK-së festonte fitoret e zgjedhjeve brenda rezidencës së tij me një grup të ngushtë bashkëpunëtorësh, në momentin që dalin rezultatet e zgjedhjeve.

Ndryshe edhe në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, LDK-ja ka dalë partia me më së shumti komuna të fituara me gjithsej 8 komuna.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme