Kessi pritet të transferohet në Man United

Manchester Unitedi synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frank Kessie.

Kështu ka raportuar të enjten “Mundo Deportivo”. 26-vjeçari konsiderohet të jetë partner ideal për Casemiron në mesfushë.

Ish-futbollisti i Milanit, po ashtu, po përcillet nga klubet e tjera angleze.

Interesim për lojtarin e Bregut të Fildishtë kanë shprehur edhe Tottenhami dhe Chelsea.

Kessie pjesë e Barcelonës është prej verës së vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 31 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme