Këta do të jenë gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Caktohen gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Muajin e ardhshëm do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/23.

Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 qershor, në “Atatürk Olympic Stadium” të Stambollit, në ora 21:00.

UEFA tashmë ka zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë.

Treshja e gjyqtarëve do të jetë nga Polonia, me Szymon Marciniak si kryesori, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz.

Gjyqtar i katërt është caktuar rumuni, Istvan Kovacs, teksa rumuni tjetër, Vasile Florin Marinescu, do të jetë gjyqtar rezervistë.

Në VAR do të jetë Tomasz Kwiatkowski, që do të ndihmohet nga Bartosz Frankowski. Të dy janë nga Polonia.

Marco Fritz nga Gjermania do të jetë në rolin e mbështetësit të VAR-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme