Këta janë kosovarët që shpëtuan jetë njerëzish (Video)

Një polic, një mjeke, një trajner futbolli, një mësuese e gjuhës angleze dhe një agjent i patundshmërive kanë dhuruar gjak 386 herë. Shumë nga ju që e lexoni këtë artikull keni gjakun e ndonjërit prej tyre. Prandaj për ju ata janë vëllezër ose motra prej gjaku.

Kur Përparim Gosalci kishte dërguar gruan e tij në spital në vitin 2001, mjekët i thanë së ajo ka nevojë për gjak. Gjërat u komplikuan edhe më shumë kur asnjëri nga familjarët nuk e kishte grupin e duhur. Bota u shemb para tij dhe vetja i dukej i padobishëm.

“Më kujtohet se mjekët i thirrën dy vullnetarë për të dhënë gjak. Unë nuk i pashë kurrë ata njerëz, por nga ajo ditë vendosa të dhuroj gjak”, thotë Përparim Gosalci, polic, i cili deri tash ka dhuruar 81 herë gjak dhe trombocite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme