Këta janë liderët botërorë që i kanë përdorur armët kimike

Më 8 prill 2018 – një sulm në Siri e tronditi botën. Fotografitë tregonin burra, gra dhe fëmijë që dëshpërimisht po gulçonin për ajër dhe poi u qitej ujë – një skenë që shpesh lidhet me sulmet e armëve kimike. Por armët kimike janë ilegale dhe u ndaluan globalisht që nga viti 1925 kur komuniteti ndërkombëtar u mblodh bashkë dhe nënshkroi atë që njihet si Protokolli i Gjenevës.

Por, pavarësisht se është ndaluar, disa liderë botërorë e kanë përdorur kundër njerëzve të tyre.

Në këtë artikull do të shohim se cilët liderë kanë përdorur armët kimike kundër Protokollit të Gjenevës më 1925.

Përdorimi i pare i armëve kimike ndodhi në Itali nga diktatori fashist Benito Musolini pas invadimit të Etiopisë më 1935. Mussolini e kishte bërë një sulm ndaj Perandorisë së Etiopisë nga kolonia e saj e atëhershme Eritrea. Mussolini ishte i vendosur që të zgjeronte perandorinë e tij me çdo kusht, edhe nëse kjo nënkuptonte të dilte kundër Protokollit të Gjenevës, shkruan Periskopi.

Italianët përdorën armët kimike, përfshirë hedhjen e bombave mustardë. Sipas perandorit etiopianë të asaj kohe, Haile Selassie, armët kimike kishin vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Përdorimi i radhës i armëve kimike ndodhi në invazionin që i bëri Japonia Kinës më 1937, gjatë luftës së dytë Sino-japoneze. Perandori japonez Hirohito raportohet se kishte dhënë urdhërin për përdorimin e armëve kimike e biologjike kundër ushtarëve dhe civilëve kinezë derisa përpiqej të zgjeronte kontrollin në Kinë. Vlerësohet se Japonia i ndërmori nga 1 mijë deri në 3 mijë sulme, dhe thuhet se prodhoi nga 5 deri në 7 milionë municione që përmbanin elemente kimike si hidrogjeni cianid dhe mustardi. Nuk ka asnjë statistikë zyrtare që tregon se sa njerëz gjetën vdekjen si rrjedhojë e këtyre armëve kimike, por dihet se 300 mijë njerëz vdiqën nga kjo luftë.

Pas luftës, një traktat ishte nënshkruar më 1997 që përcaktonte se qeveria japoneze ishte përgjegjëse për pastrimin e armëve që ishin lënë pas, përcjell Periskopi.

Rasti tjetër ishte në Gjermaninë e Adolf Hitlerit, me gazin kimik që përdori gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ai nuk përdori armët e ndaluara në luftë, megjithatë i përdori ato në kampet naziste të përqendrimit duke vrarë të burgosurit përgjatë Holokaustit.

Në kampet e përqendrimit ishte përdorur një element kimik i njohur si “Zyklon B” i cili ishte ndaluar me Protokollet e Gjenevës. Më shumë se 6 milionë hebrejë ishin vrarë gjithsej gjatë Holokaustit.

Më 1963 edhe presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser përdori armë kimike në Jemen, kur kishte intervenuar vend ii tij në luftën civile të atij viti. Lufta, e njohur si Lufta civile e Jemenit të veriut, filloi më 1962 pas vdekjes së mbretit të vendit. Kur pushteti iu dha djalit të tij, brenda ushtrisë u organizua një puç, që e rrëzoi monarkinë dhe e vendosi republikën. Forcat ushtarake që i rrinin besnike ish mbretit shkuan në veri të vendit dhe vazhduan luftën kundër forcave të reja republikane. Egjipti ishte një prej shteteve të vetme rajonale që mbështeti qeverinë e re në Jemen, derisa Nasseri po përpiqej të bënte partnerë edhe nacionalistë arabë të tjerë. Nën lidershipin e Nasserit, Egjipti përdori taktika brutale për të rrëzuar forcat mbretërore. Vendi në vazhdimësi përdori armë kimike, përfshirë mustardin dhe elementët nervorë mes viteve ’63 dhe ’67. Kjo e bëri Nasserin të parin lider arab që i përdorte armët e ndaluara.

Lideri i tjetër botëror që përdori armë kimike ishte irakiani Saddam Hussein – në dy raste të ndryshme. Rasti i pare ishte gjatë luftës irakiano-iraniane që nisi më 1980. Dhe pastaj, më 1988 ai i përdori këto armë kundër një grupi tjetër – kurdëve të Irakut. Më 16 mars 1988 ai hodhi armë kimike, përfshirë gazin mustard dhe sarin, në qytetin kurd të Halabjas. Ky sulm i vrau nga 3200 deri në 5000 njerëz, shkruan Periskopi.

Husseini poashtu i përdori armët kundër kurdëve sërish gjatë asaj që njihet si ofenziva e “Anfal”-it.

Në vitin 2013, Bashar al-Assad u bë lideri i radhës që i përdori këto armë gjatë kulmit të luftës civile në Siri. Sulmet targetonin grupet opozitare që kontrollonin vendet pranë kryeqytetit. Inspektorët e OKB-së kanë konfirmuar përdorimin e gazit sarin në atë sulm që kishte vrarë gati 1500 vetë. Por Assadi, ende e mohon të ketë qenë i përfshirë në ato sulme. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme