Tashmë janë bërë publik emrat e të dyshuarve që abuzuan seksualisht 16-vjeçaren në Drenas.
Profesori Sh. Xh., nga Drenasi akuzohet se kishte abuzuar seksualisht me një nxënëse të tij të moshës 16-vjeçare, shkruan lajmi.net.
Siç u bë e ditur dje në media, 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici që ta raportojë rastin mirëpo, polici V.V., i cili mori përsipër këtë rast të 16-vjeçares, më pas dyshohet se kishte keqpërdorur seksualisht të miturën.
Madje ai akuzohet se e kishte lënë edhe shtatzënë të miturën që më pas e kishte detyruar që të abortonte.
Tashmë nëpër rrjete sociale janë publikuar edhe fotografitë e të dy të dyshuarve për keqpërdorimin seksual ndaj të miturës.
Më poshtë ju sjellim fotografitë. /Lajmi.net/
V. V
Sh. Xh