Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të ketë rreth pesë deputet në legjislaturën e ardhshme.
AKR e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës pret qe të ketë katër deputetë dhe një deputete në Kuvendin e Kosovës.
‘Indeksonline’, merr vesh se tashmë mandatin e deputetit e kanë siguruar Behgjet Pacolli, e Labinot Tahiri. Ndërsa, afër më vota për të siguruar mandatin janë edhe Islam Pacolli e Korab Sejdiu.
Ndërsa, në bazë të rezultateve të deritashme del qe Labinote Murtezi-Demi do të jetë sërish në Kuvendin e Kosovës.
Kjo e fundit në legjislaturën e V-të ishte në Grupin Parlamentar të PDK-së.
Subjekti i Behgjet Pacollit në këto zgjedhje ka konkuruar më 22 kandidatë për postin e deputetit.