“Këtë muaj mund të ndodhë një Palermo”, gazetari Basir Çollaku për personazhet e dosjes së SPAK: Janë shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, të cilët kanë qenë në lidhje me politikanë

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e fundit të SPAK, e cila ka goditur 7 grupe kriminale dhe janë lëshuar 50 urdhër-arreste për emrat më të përfolur të botës kriminale në vend.


Sipas gazetarit, 20 personazhet e arrestuar deri më tani janë “shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, të cilët kanë qenë në lidhje me politikanë”.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Çollaku u shpreh se dosjet që kanë ardhur në Prokurorinë e Posaçme janë transkriptime të SkyECC.

 “Këta janë shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, kanë qenë në lidhje me politikanë. Kanë qenë Bajrat në shtab elektoral, kanë qenë Avdylajt në shtab elektoral. 184 dhe 339 janë shaka në raport me dosjet që kanë ardhur tani me dosjet nga Franca. Krimi elektoral i këtyre aktorëve është ende i paofruar. Janë emra që janë të lidhur me deputetë, ministra, kryetarë të bashkive. Dosjet që kanë ardhur janë transkriptime të SKY/ECC”, u shpreh Çollaku.

Megaoperacioni i SPAK, përveçse po nxjerr në pah bëmat e bandave kriminale në Shqipëri, duket se po “i shton benzinë zjarrit”, kjo për faktin se personazhet kanë mësuar se kush ka dashur kë të vrarë, duke rritur kështu shanset e eliminimeve mes grupeve kundërshtare.

Gazetari paralajmëroi dhe gjendjen alarmante në të cilën ndodhen personat e përfshirë në dosjen e SPAK-ut, duke cilësuar se “këtë muaj mund të ndodhë një Palermo, pasi mund të bëjnë vrasjet edhe pa para, për shkak se kanë mësuar kush ka dashur të vrarë dhe kush porosiste vrasjet”.

Çolaku, referuar dosjes së SPAK u shpreh se “është arritur deri atje sa ish-deputetin socialist Arben Ndoka, kanë dashur ta vrasin Rrajat”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme