Këto dy kompani bashkohen për të krijuar supermakinë

Samsung Electronics , lançoi sot pjesëmarrjen e tij në Programin e Gjysmë-Përçuesve Progresiv të Audi (PSCP) si një partner që mundëson proçesorët Exynos, zgjidhjen e tij System me Chip (SOC), brenda Makinave Audi (IVI).

Audi PSCP nisi në vitin 2010 për të implementuar sa më shpejt teknologjitë e fundit që përmbushin standartet e tij më të larta të fuqisë, performancës dhe cilësisë për automjetet. Si një partner kyç, Samsung do të mundësojë proçesorët e tij më të kërkuar Exynos për gjeneratën e ardhshme të sistemit IVI tek Audi.

“Me proçesorët Exynos, Samsung ka provuar leadeshipin e teknologjisë së tij në përformancë, besueshmëri dhe zgjidhje innovative paketimi,” tha Alfons Pfaller, Kreu i Zhvillimit të Infotainment të Audit. “Përmes PSCP, Samsung dhe Audi do të punojnë së bashku për të sjellë eksperiencën më të mirë infotaiment brenda makinës me nivelin e cilësisë së automjeteve që pritet nga marka Audi.”

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e avancimit të shpejtë të teknologjisë së automobilave,” tha Charlie Bae, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shitjeve dhe Marketingut, Sistemi LSI Bisness në Samsung Electronics. “Samsung është plotësisht i dedikuar për të dhënë zgjidhje të fuqishme dhe të besueshme në shkallë të lartë përformance për Audin për nivelin pasardhës të kënaqësisë së drejtimit të makinës.”

Me një Sistem Operues (SO) të shumëfishtë dhe mbështetje multi-ekran, proçesorët më të kërkuar Exynos mund të operojnë në katër fusha dhe ekrane të ndryshëm të vendosura në makinë në të njëjtën kohë. Informatika e fuqishme edhe përformanca e përpunimit grafik të proçesorëve Exynos ofron një lidhje të lartë grafike në ekrane për një angazhim më të thellë të përdoruesit.

Që nga viti 2010, proçesorët Exynos të Samsung kanë siguruar pajisjet inteligjente me përformancën më të lartë duke filluar nga telfonat e mençur dhe laptopët për sistemin e navigimit, duke siguruar eksperiencën më të fundit për përdoruesit. Përmes adoptimit të teknologjisë së përparuar dhe optimizimin për automjetet, Samsung është angazhuar që të sjellë performancën më të lartë për një eksperiencë më të sigurt dhe më të këndshme të drejtimit të makinës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme