Këto janë masat lehtësuese të Doganës për bashkatdhetarët

Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës të datës 6 korrik, e aplikueshme për periudhën 15 korrik deri më 15 shtator, Dogana e Kosovës me anë të një komunikate për media udhëzon të gjithë stafin operativ që operon në kuadër të pike kalimeve që me rastin kryerjes së detyrave të punës, ushtrimin e mandatit tyre të përcaktuar me ligj ta bëjnë në frymën e Rezolutës së Kuvendit të së Kosovës.

Në lidhje me këtë, secili zyrtar doganor duhet të përkujdeset që:

I gjithë procesi i punës të zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare.

Të gjithë personat që qarkullojnë përmes PKK, në veçanti bashkatdhetarët tanë, të trajtohen në mënyrë profesionale.

Udhëheqësit e PKK duhet të përkujdesen që përmes menaxhimit me efiçiencë të rrezikut të reduktojnë në maksimum procedurat e përditshme të kontrollit;

Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, të vlerësohen shpjet dhe në mënyrë të drejtë. Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim lidhur me trajtimin e tyre pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme