Kuvendi mblidhet nesër, 35 pika për diskutim në rend dite

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10:00, ku do të diskutojnë për hiç më pak se 35 pika të rendit të ditës.

Në fillim do të jenë 11 pika për diskutim të mbetura nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018.

Pastaj edhe 8 tjera të papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018.

Ndërsa në fund do të jenë edhe 16 pika tjera të reja të rendit të ditës.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:

  1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  4. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  5. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  6. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  8. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  9. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

II. Pika e përfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,

2. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,

3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

III. Pikat për seancë të re plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

12 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

13. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme