Këto janë “Tigrat” e forcave maqedonase që luftuan kundër UÇK-së në 2001(FOTO)

Kjo fotografi e publikuar nga njëri prej ish-komandantëve të forcave maqedonase speciale “Tigrat”, ku shihen pjesëtarët e këtij njësiti që konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni kishin luftuar përballë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), transmeton INA.

Kjo foto është përdorur nga Stojançe Angelov, i njohur si gjenerali që tanimë udhëheq partinë “Dinjiteti”. Ai përshkruan se një pjesë e tyre në fotografi kanë ndërruar jetë dhe së fundi njëri prej tyre në përleshjen e armatosur më 9 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.