Këto janë tri veturat më të shitura në botë: Nuk është Mercedes, Audi e as BMW

Në ditët e sotme shumë lehtësisht dallohet se cilat janë markat e veturave më të mira dhe gjithashtu modelet.


Disa prej makinave më të shitura në botë kanë filluar rrugëtimin e tyre para 4 ose 5 dekada më parë.

Shumë njerëz sot blejnë vetura superluksoze si Mercedes, BMË, Audi apo edhe Porsche e Ferrari. Mirëpo edhe pse këto kanë shitje të shumta në top treshen e veturave më të shitura nuk hyn asnjë nga këto marka.

Vetura më e shitur në botë është Toyota – Corolla 1966-: 44.3 milion shitje.

Me një marxhinë të lartë, Toyota Corolla është makina më e shitur në histori, një pozicion të arritur vetëm tetë vite prodhim duke shkurorëzuar VË Beetle. Corolla është mbreti dhe vijon të jetë zgjidhja më popullore në shumë vende të botës. Çdo 15 sekonda shitjet një makinë e tillë.

Më pas i dyti vjen Ford F-Series 1948-: 38 milion shitje.

Ford F-Series është makina më popullore në Shtetet e Bashkuara. Jo vetëm ka një qëndrueshmëri të pakrahasueshme por edhe komfort.

Dhe i treti pa dyshim që nuk mund të i mungonte kësaj top treshe është VW Golf.

Kur mendojnë për makinën Volkswagen më të shitur të shumtë janë ata që besojnë tek modeli Beetle. Por Golf ka lënë pas paraardhësin i cili është shitur 21.5 milion herë. Në 2013-ën VW ndërtoi Golfin e 30 milionët, një model 1.6 TDI BlueMotion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme