Derisa janë publikuar rezultatet preliminare, disa komuna ende nuk kanë përmbyllur fituesin.
Bëhet fjalë për komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, ku votat me kusht pritet të përcaktojnë gjithcka.
Komuna e Prishtinës, ku prin Shpend Ahmeti me më pak se 300 vota përballë Arban Abrashit, për rezultatet përfundimtare duhet të pres edhe numërimin e më shumë se 1800 votave me kusht.
Rezultat shumë i ngushtë është edhe në komunën e Prizrenit.
Kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka prin me rreth 400 vota, në raport me kundërkandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn.
Në Prizren janë 1600 vota me kusht, që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin.
Derisa nga VV kanë thënë se tashmë i kanë fituar këto dy komuna, në anën tjetër, nga LDK dhe nga PDK shpresojnë se do të fitojnë nga votat me kusht.
Këto janë votat e plota me kusht, të cilat nuk janë numëruar ende: