Lëvizja Vetëvendosje! pritet të ketë 31 ulëse në Parlamentin e Kosovës. Në këtë rast, 10 ulëse do t’u takojnë grave deputete të kësaj Lëvizje.
Portali Sakte.net ka mësuar se nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti është gruaja më e votuar në këtë subjekt politik dhe ajo tashmë ka rezervuar ulësen e saj edhe në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Vota të konsiderueshme kanë grumbulluar edhe ish deputetet Albulenë Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi. Në mesin e grave më të votuara janë edhe Besa Baftiu, Fatmire Kolçaku, Arbërie Nagavci dhe Nazlie Bala. Pjesë e legjislaturës së ardhshme, pritet të jenë edhe Adea Batusha, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli./Sakte.net