Kiara po merr fund brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, gjendja e saj është rënduar keq.
Edhe pse të gjithë mezi e presim surprizën e bukur që Luizi ka për Kiarën, duket se deri në atë moment moderatorja do jetë duke përjetuar momentet më të këqija brenda shtëpisë. Si kurrë më parë, me ftohjen e Luizit, Kiara ka ndjerë shumë keq, aq sa ka vënë në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre.
Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Kiara: A duhet të dyshoj të gjitha herët kur më ke thënë të dua më shumë se veten?
Luizi: Koha do e tregojë
Kiara: Më ke lënë pafjalë
Kiara u largua dhe shpërtheu në lot. Gjatë ditës së sotme ajo është parë të qëndrojë e vetme në verandë me lot në sy.