Kiara Tito feston ditëlindjen, Luiz Ejlli i bën dhuratën e ‘papritur’

Moderatorja e dashur Kiara Tito sot mbush plot 29 vite, duke festuar këtë moment të veçantë në një etapë të re dhe emocionuese të jetës së saj.

E njohur për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj, Kiara është kthyer në një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar.

Këtë vit, ditëlindja e saj ka një domethënie të veçantë, pasi e gjeti Kiarën në rolin e mamasë, një përvojë që ajo dhe partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli, po e shijojnë maksimalisht. Vajza e tyre, Luna, ka qenë padyshim dhurata më e çmuar për moderatoren.

Megjithatë, këtë herë dhurata nga Luizi ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Çifti prej tre ditësh po kalon disa momente relaksi në Maldive, një destinacion romantik që duket se është zgjedhur posaçërisht për të festuar ditëlindjen e Kiarës. Ende nuk dihet nëse Kiara dhe Luizi do të rikthehen sot në Shqipëri për të festuar bashkë me të voglën e tyre, apo nëse çifti do të vijojë të shijojë pushimet në parajsën tropikale.

Çfarëdo që të zgjedhin, fansat dhe ndjekësit e çiftit janë të sigurt se kjo ditëlindje do të jetë një nga më të paharrueshmet për Kiarën. Urime të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku fansat e tyre u urojnë çdo të mirë për këtë vit të ri të jetës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme