Kim Mehmeti: Çamëria dhe shitja e interesave të Kombit nga politikanët

THËNIET NGA KIM MEHMETI

Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti gjithmonë ka shkruar për Mëmëdheun dhe për “Shqipëritë tona”, për trojet dhe trevat shqiptare, të shpërndara në 4 e më shumë shtete të Ballkanit. Pena dhe fjala e publicistit dhe shkrimtarit Kim Mehmeti ka qëlluar shumë herë si top kundër atyre burrëashtetasve të “Shqipërive tona”, të Tiranës, Prishtinës dhe në Shkup, të cilët sa janë në pushtet, përpiqen që të pasurohen për vete, duke varfëruar shqiptarët dhe duke tradhtuar edhe Kombin.

Çamëria është mbamendja e shqiptarisë për vetveten!

“Çamëria është ‘det’ i thellë 75 vite, i mbushur me lotët për mbi 2.900 çamët të masakruar. Çamëria është edhe emri i mallit për vendlindjen, i qindra mijë çamëve të dëbuar nga vatrat familjare, e që edhe sot nuk mund t’i vizitojnë as varret e të parëve të tyre. Çamëria është e do mbetet plagë e hapur në trupin e shqiptarisë. Si dhe peshore që saktësisht matë paaftësinë e politikanëve tanë për ta shëruar këtë plagë, e të cilët, me heshtjen e tyre për të shkuarën tragjike çame, e ‘blejnë’ fqinjësinë e mirë me Greqinë! Çamëria është mbamendja e shqiptarisë për vetveten, andaj nëse ndodh e pamundura që ta harrojmë atë, atëherë do zgjedhim ta jetojmë mallkimin e gjithë çamëve të vrarë e të dëbuar nga vatrat e tyre!”

Pasurimi i politikanëve duke shitur interesat e Kombit

“Pa dyshim se e keni dëgjuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejt dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: Ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit! Por ky baba është dashur t’ia sqaroj të birit se, nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimi më i rëndë: Ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme