Mustafa e Thaçi ngushëllojnë popullin turk, por jo edhe Kadri Veseli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist që ndodhi në Stamboll në orët e para të vitit 2017, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.

Me këtë rast, kryeministri shpreh dhimbjen e pikëllimin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, për Qeverinë turke dhe vendet tjera të prekura nga ky sulm.

Njëjtë sulmin e ka dënuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka shprehur edhe ngushëllimet ndaj presidenti Erdogan.

Por, një gjë të tillë ende nuk e ka bërë kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i cili njihet edhe si njeri shumë aktiv dhe deri më tani ka dënuar i pari sulme të tilla kur kanë ndodhur në vende të ndryshme të botës. Veseli është edhe kryetar i PDK-së/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme