Kim Mehmeti: Kurti, ne luftë me mendësinë se hajni i partisë sime është hajdut i mirë!

Nga Kim Mehmeti

Ata që i kanë përcjell debatet televizive parazgjedhore në Kosovë nuk e kanë pasur vështirë ta kuptojnë se Kosova është marrë peng nga mendësia se hajni i partisë sime është hajdut i mirë.

Andaj mund të thuhet se Kosova prodhoi një shtresë zhvatësish dhe zëdhënësish të tyre, një kast individësh të privilegjuar që e thithnin gjakun e saj, por jo si shushunjat e rëndomta – atë të keqin, por më të mirin – gjakun e saj rinor.Dhe këta mbrojtës të hajdutëve të partive të veta, më së shumti e ndihmuan popullin e Kosovës të kuptojë se sulmet ndaj ngjyrës së kuqe të VV ishte mjegull që duhej ta bënte të padukshme bojën e hajnisë, që ishte bërë shenjë njohëse e vendit.

E me cilën bojë atë e kishin ‘ngjyrosur’ pushtetarët e deri tanishëm të saj, e jo VV.Andaj ardhja e VV-së në krye të qeverisë së Kosovës, do të thotë betejë e fituar kundër atyre që popullin e trajtojnë si një kope lehtë të manipulueshme, të cilën mjafton ta lëshosh që lirshëm ta ‘kullotë’ varfërinë vet.Por fitorja me votë nuk do të jetë as çereku i fitores për ta çliruar Kosovën nga zhvatësit e saj dhe ‘zëdhënësit’ mediatik, që tani do mbeten pa hajdutët e partisë së vet. Dhe që do i përdorin të gjitha mundësit për ta penguar VV në betejat që e presin dhe për t’i ‘dëshmuar’ popullit sa ka gabuar që ë ka mbështetur këtë parti.

Besoj se drejtuesit e VV-së e dinë se pas kësaj beteje i pret lufta e vërtet me një ushtri drejtuesish nëpër institucionet shtetërore, të cilët vlerë të vetme kanë librezën partiake dhe të cilët, do përballen me dy mundësi: o ta bojkotojnë VV, ose të tërhiqen, duke pranuar se kurrë nuk i shërbyen Kosovës, por hajdutëve të partive të veta.Dhe armiku më i madh i Kurtit si kryeministër i ardhshëm do jetë kjo armatë e shërbëtorëve të hajdutëve partiak.

Por armik i Kurtit do jetë edhe pritshmëria e madhe e cila shkon deri aty sa të besohet se për katër vite ai do mund ta korrigjojë destruktivitetin e mbjellë në tokën e Kosovë thuajse dy dekada me radhë.Pra VV do mund ta ‘dëshpërojë’ popullin jo pse nuk do bëjë të mundshmen, por pse nuk do e arrijë të pamundurën – të pritshmen, pra ta pastrojë Kosovën nga plehu politik që lan pas vete ‘Klani Pronto’ dhe ‘profesorët’ e LDK-së, që mbuloheshin me ‘kapotën’ e Rugovës, e xhepat e së cilës i mbushnin me dollarë amerikanë, duke e dëshmuar kështu ‘proamerikanizmin’ e tyre. (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme