Kim Mehmeti: Larg duart e pista politike nga Sh.B. ‘Logos-A’

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Lëvizjen BESA. Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Kim Mehmeti pohon se bie në sy insistimi i përkrahësve të Ish kryetarit të kësaj Lëvizjeje që në këtë grindje brendapartiake ta përfshijnë edhe pronarin e Shtëpisë Botuese “Logos-A”. Sipas tij, kjo duhet parë në vazhdën e orvatjeve që të rrënohet kjo vatër e librit në gjuhën shqipe. Përndryshe Kim Mehmeti hapur e kishte përkrahur këtë Lëvizje deri në zgjedhjet parlamentare.

Më Poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti.

“Që mos del se u iki pyetjeve për atë që ndodh në Lëvizjen BESA, e them shkurt e qartë: nuk e di cilat janë arsyet e grindjes brenda kësaj partie, e as që merrem me to! Lidhshmëria ime me këtë Lëvizje ka marr fund që ditën kur përfunduan zgjedhjet parlamentare! Por megjithatë, ka diçka që më bënë përshtypje dhe bie në sy: insistimi i të pakënaqurve nga Tetova që në këtë grindje brendapartiake ta përfshijnë dhe pronarin e Shtëpisë Botuese “Logos – A”, mbase pse duan ta rrënojnë këtë vatër të librit shqiptar. Jo sot, por edhe në të kaluarën, thuaje gjitha qeveritë e Maqedonisë, kanë bërë çmos që ta mbyllin këtë institucion të suksesshëm që u bë në një lloj ministrie e kulturës shqiptare, por nuk ia dolën ngaqë e mbrojtëm ne që e dimë se këtij populli nuk i mungojnë politikanë e parti, por institucione kulturore! Dhe kush mund ta paramendonte se do vijë dita kur këtë shtëpi botuese do duhet ta mbrojmë nga të pabesët e Besës, nga ata që i rriti kjo vatër kulturore! Dhe se atyre do duhet t’ua përsërisim atë që ua thoshim qeveritarëve që donin ta rrënonin atë: larg duart e pista politike nga Shtëpia Botuese ‘Logos –A’! ” , shkruan Kim Mehmteti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme