Kim Mehmeti: LSDM’ja dhe BDI’ja, bandë e rrezikshme ‘komunisto-leniniste’, që i përçan shqiptarët!

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër lidhur me aleancën mes LSDM’së maqedonase dhe BDI’së, për t’i luftuar partitë opozitare shqiptare. Sipas Mehmetit, BDI’ja që deri dje ishte vasale e VMRO-DPMNE’së, sot, si degë partiake e LSDM’së, vazhdon ‘misionin’ e saj përçarës ndaj shqiptarëve. Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Kim Mehmeti pohon se askush nuk është tallur me shqiptarët aq sa Zaevi, që deri dje i quante kriminel drejtuesit e BDI’së dhe sa Ali Ahmeti, që pohonte se është antishqiptari ta përkrahësh e të votosh për LSDM’në. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të shkrimtarit Kim Mehmtei.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë përballur me padrejtësi, me urrejtje dhe me kurdisje policore e politike nga më të ndryshmet, por kurrë dhe askush nuk ka guxuar me ta të tallet aq sa drejtuesit e LSDM’së maqedonase dhe ata të BDI’së shqiptare! Deri dje, kryetari i LSDM’së i ‘ndërsente’ shqiptarët kundra regjimit antishqiptarë e kriminelë DPMNE-BDI, ndërkaq ai i BDI’së thoshte se është antikombëtari ta përkrahësh e të votosh për këtë parti maqedonase! E sot, kur nga degë e deridjeshme e VMRO-DPMNE’së, BDI’ja u bë filiale politike e LSDM’së, kryetarët e këtyre dy partive janë bashkuar dhe si vëllezër të një gjaku ideologjik, e luftojnë Lëvizjen Besa! Po, e di se partitë politika nuk merren me forcimin e moralit dhe ndershmërisë, se në politik nuk ka miqësi dhe armiqësi të përhershme, por ama nuk besoj se ka amoralitet dhe dyfytyrësia më të madhe se kaq! Dhe ja, tani mund ta shihni se çka ndodhë kur bashkohen ‘komunistët’ maqedonas me ‘leninistët’ shqiptarë: një bandë e rrezikshme që i përçan dhe i konfronton mes veti shqiptarët!”, shkruan Kim Mehmeti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme