Shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka marrë një çmim të rëndësishëm në Tiranë të Shqipërisë
Shoqata patriotike “Çamëria” dhe PDIU (Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet) kanë nisur aktivitetet e “Javës së Historisë dhe Kulturës Çame”. Kjo javë sipas organizatorëve, fillon me ditën e sotme me një akt vlerësimi dhe mirënjohjeje të madhe ndaj personaliteteve të shquara në politikë dhe shoqërinë civile, për ndihmën e tyre të çmuar që kanë dhënë në çuarjen përpara – të zgjidhjes së çështjes çame.
Këtë mirënjohje, pos shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti, e kanë marrë edhe ish – presidentët e shtetit shqiptr, Alfred Moisiu dhe Bujar Nishani, President i OSCE-së, Riccardo Migliori, politikani Fatmir Limaj dhe gazetari Marin Mema.
Në fjalën e tij, Kim Mehmeti, mes tjerash tha se ndjehet i nderuar me këtë mirënjohje dhe se çështja çame ka qenë e pranishme çdoherë si në veprimtarin e tij krijuese si shkrimtar, po ashtu edhe në atë publicistike.
Ndryshe, shënimi i “Javës së Historisë dhe Kulturës Çame” kulmon me pelegrinazhin e përvitshëm në nder të shqiptarëve të Çamërisë, që realizohet në varrezat e Kllogjerit të Konispolit, me ç’rast përkujtohet gjenocid i shovinizmit grek, mbi shqiptarët e Çamërisë. Ky marsh do të mbahet këtë të shtunë në ora 18:00, ku si zakonisht marrin pjesë me mijëra persona nga të gjitha viset shqiptare.