Kim Mehmeti: Rama donë të na vëllazërojë me serbët, e të na armiqësojë mes veti!

             Jo sot, por prej moti dihet se votuesit e ‘Rilindjes’, në masë të madhe, e mbështesin krahun proserb shqiptar. Dhe kjo është ajo që e bënë të ‘fortë’ Kryeministrin e Shqipërisë, i cili, për t’ua shpërlajë duart e përgjakura kriminelëve serb, pohon se Evropa nuk duhet të merret me atë se kush kënd ka vrarë në të djeshmen, por kush kënd përkëdhelë në të sotmen.
                Por në tërë këtë rrëfim për Piktorin, i cili më mirë ndjehet në Beograd se në Prishtinë, ka diçka që më shumë flet për naivitetin e neve që e kritikojmë atë, se sa për Kryeministrin e Shqipërisë. Naivitet që ka të bëjë me atë sa nuk e kemi kuptuar atë që e dinë Kryeministri i Shqipërisë: se edhe shumica e ‘intelektualëve’ dhe ‘mendimtarëve’ të Tiranës – të dalë nga shtrati ‘kozmopolit’ i xhaxhit Enver – më shumë e duan ‘vëllazërinë’ me serbët se sa me shqiptarët e Kosovës. Gjë të cilën e dëshmon edhe heshtja mediatike në Tiranë lidhur me deklaratat poshtëruese të Kryeministrit të Shqipërisë në Ohër.
             Dhe Piktori që moti i ka dhënë të gjitha provat se e kujton çka i ka thënë gjyshja, por as që e intereson çka thonë shqiptarët. Dhe ai më shumë i trembet gjyshes së ndjerë, se sa shqiptarëve të gjallë, që tregon se atë aspak nuk e brengosë pse kamerierët shqiptarë në bregdet do zëvendësohen nga ata serb, pra pse Shqipëria mbetet pa popull, duke harruar kështu se populli pa shtet mund të mbijetojë, por shteti pa popull vdes.
               Po pra, sjellja politike e Kryeministrit të Shqipërisë nuk shpjegon se ai është një shqiptar në të drejtën e vet që të ndjehet keq në lëkurën e shqiptarisë, por qëndrimi ynë ndaj veprimeve të tij shpalosë se në çfarë derexheje është shqiptaria. Siç dëshmon edhe të vërtetën se shoqëritë shqiptare janë shndërruar në një shkretëtirë, nëpër të cilën, të papenguar nga askush, bredhin karvanët, si ai i ‘Rilindjes’.
              Andaj edhe mund të thuhet se deklaratat e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kërkon t’i harrojmë shqiptarët e vrarë nga serbët, shpalosë pafytyrësinë dhe degradimin e tij personale, por përkrahja e shqiptarëve dhënë atij, e shpalosë degradimin tonë kolektiv. (Kim Mehmeti)/sakte.net
May be an image of 1 person and text

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme