Kim Mehmeti: Votat e shqiptarëve për LSDM-në, prodhim edhe i përkrahjes që ia dhamë gënjeshtrës ‘laramane’

Në një intervistë dhënë për televizion ‘24 Vesti’, shkrimtari ynë Kim Mehmeti e ka përsëritur se votat e shqiptarëve dhënë LSDM-së para së gjithash shprehin dëshpërimin e skajshëm të shqiptarëve nga politika antishqiptare e regjimit DPMN-BDI. Por sipas tij, këto vota kanë të bëjnë edhe me përkrahjen që ‘Revolucionit Laraman’ ia dhanë individ, parti dhe organizata shqiptare, me çka LSDM-në e barazuan me partitë e reja opozitare shqiptare.

‘Pa dyshim se votat shqiptare dhënë LSDM-së, janë votat e dëshpërimit të skajshëm të shqiptarëve nga politika tërësisht antishqiptare e vëllazërisë DPMNE-BDI! Por duhet të jemi të sinqertë e të drejtë para vetes dhe përpara të tjerëve: shqiptarët u stimuluan ta votonin LSDM-në edhe nga përkrahësit shqiptarë të ‘Revolucionin laraman’, edhe nga ne që dolëm me flamuj shqiptarë dhe i përkrahëm ato. Me çka e përgatitëm terrenin që shqiptarët të mendojnë se të votosh për LSDM-në, është njësoj si të votosh për cilëndo parti opozitare shqiptare. Pra, duke dal në këtë protesta, e ushqyem te shqiptarëve iluzionin se të jesh me LSDM-në, kontribuon për popullin tënd poaq sa edhe kur mbështet cilëndo parti opozitare, me çka edhe LSDM-ja më në fund ua marri votat partive opozitare shqiptare, kryesisht Lëvizjes Besa ”, ka deklaruar Kim Mehmeti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme