Kim Mehmeti: “Vrastarët” e ëndrrave rinore janë elitat pushtetmbajtëse

“Sot do varroset Astrit Dehari, aktivisti i Lëvizjes VV, i cili vdiq në burgun e Prizrenit! Trupin e tij do e mbulojë dheu, por jo edhe dhembjen qe do rrokulliset mbi tokat shqiptare, jo edhe idealin e rinisë për një Kosovë që nuk do bëhet ‘varrezë masive’ e ëndrrave rinore! Ekspertizat mjekësore do i shpjegojnë arsyet e vdekjes së Astritit, por ka diçka që nuk dëshmohet me autopsi, por që e dimë të gjithë: ‘vrastarët’ e ëndrrave rinore janë elitat pushtetmbajtëse, ata që gjitha i morën për vete, e popullit ia lan vetëm mjerimin! Pra ka diçka që na bënë bashkëvrasës të ëndrrave rinore të gjithë neve që fatin e fëmijëve tanë e lamë në duart e ‘hajdutokratëve’, në duart e atyre që tokat shqiptare i bënë thuajse të pabanueshme për pasardhësit e atdhetarëve që flijuan gjithë çka kishin, vetëm që fëmijët e tyre ta jetonin ëndrrën shekullore për një Kosovën që nuk do e burgos dhe nuk do e varros ëndrrën rinore!”, ka shkruar shkrimtari Kim Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme