Një helikopter luftarak kinez i quajtur “super peshkaqen i madh i bardhë” është prezantuar në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin.
Modeli i helikopterit të prezantuar duket si një pjatë fluturues, kurse prototipi i tij është planifikuar të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020.
Siç raporton RTS, përcjell Telegrafi, ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet fjalë për një fluturake të një karakteri krejtësisht eksperimental dhe se, edhe nëse vendoset të aplikohet në praktikë, nuk pritet të bëhet së shpejti.
Chinese UFO
1259:46 AM – Oct 9, 2019Twitter Ads info and privacy86 people are talking about this
Puna në këtë model është e dobishme për sa i përket zhvillimit të teknologjive të fluturakeve në të ardhmen, thanë ekspertët.
Fluturakja, e ngjashme me ato në filmat fantastikë shkencorë, është e gjatë 7.6 metra dhe e gjerë 2.85 metra. Kabina e pilotëve me dy ulëse është e vendosur në mes të strukturës unazore të fluturakes, e cila, me dy turbo motorë mund të zhvillojë shpejtësi të mëdha – deri në 650 kilometra në orë.
Helikopteri peshon gjashtë tonë dhe mund të fluturojë në lartësi deri në 6,000 metra.