Kishte blerë mbi 10 mijë euro rroba me kartelat e klientëve, gruaja nga Kosova dëbohet nga Zvicra

Zvicra ka vendosur ta dëbojë një grua nga Kosova.

Me këtë rast Gjykata e lartë e Wintherthurit e ka rrëzuar vendimin paraprak të Gjykatës së Qarkut, për ta dënuar atë me gjobë.

35-vjeçarja e cila punonte si pastruese akuzohet se iu ka vjedhur kartelat klientëve të saj kartelat dhe me ato ka porositur në internet rroba dhe produkte të kozmetikës, në vlerë prej 10 mijë frangash apo (10 mijë e 187 euro).

Gjithashtu siç raporton gazeta Landbote.ch, kosovarja deri më tani ka përfituar ndihma sociale në vlerë prej 20 mijë frangash apo (20 mijë e 373 euro).

Gruaja nuk shpëtoi me kaq.

Gjykata vendosi po ashtu edhe një dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajsh, përcjell Klankosova.tv.

Ndaj këtij vendimi pala mund të ankohet edhe në Gjykatën Federale, shkruan Landbote.ch përcjell Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme