Kishte lyer trupin me lëndë djegëse, i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, 49 vjeçarja ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë 49 vjeçarja në Korçë, e cila ditën e sotme kishte lyer trupin me lëndë djegëse, ndezi zjarrin në banesë e më pas u hodh nga ballkoni nga kati i katërt.


Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:30, në lagjen numër 10 të Korçës.

Viktima S.K., 49 vjeç ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Korçës, teksa po trajtohej për djegiet dhe lëndimet trupore që ajo mori prej flakëve dhe rënia nga kati i katërt.

NJOFTIM

Korçë/Informacion paraprak

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

LEXO EDHE:

U raportua se u hodh nga ballkoni të shpëtonte nga zjarri që u përfshi banesa e saj, policia: 49 vjeçarja është lyer me lëndë djegëse dhe i vuri flakën vetes…

Banesa u përfshi nga flakët, gruaja tenton t’i shpëtojë zjarrit por bie nga kati i katërt! Ja si është gjendja e saj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme