Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur nëse kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka do të pezullohet apo jo nga detyra.
Gjithashtu gjatë do të diskutohet për të emëruar në SPAK, prokuroren e Durrësit, Anita Jella dhe të Tiranës, Bledar Maksutin.
Më herët KLP kishte shpallur fitues Anita Jellën dhe prokurorin Ndini Tavani, që iu nënshtruan vlerësimeve të një komisionit të ngritur nga SPAK. Por Ndini Tavani nuk u kualifikua nga Komisioni dhe vendin e tij e zuri prokurori tjetër, Bledar Maksuti.
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës
Aurel Zarka u arrestua një ditë më parë (29 Korrik). Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Aurel Zarka dyshohet se ka pasur në përdorim disa telefona të enkriptuar ‘Skyecc’.
Ndërkohë nga çkodimi i bisedave në SKY, SPAK ka zbuluar se Zarka ka ndërhyrë në lehtësimin e pozitave për një person të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes Toyota Yaris.
Mësohet se në ndihmë të kryeprokurorit Aurel Zarkës ka ardhur ish-oficerja Erjona Dautaj, e cila bashkë me avokatin Radovan Çela dhe janë ende në kërkim.
Astrit Vladi rezulton kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris.
Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.