Kjo 23-vjeçare po quhet Ajnshtajni i ri

Kur Sabrina Pasterski hyri për herë të parë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, SHBA ajo ishte vetëm 14 vjeçe – dhe veçse e kishte ndërtuar aeroplanin e saj në moshën 12 vjeçe.

 

Në 14 vitet e shkollimit të saj, Pasterski, pseudonimi i së cilës është “Ajnshtajni i ri”, asnjë ditë nuk kishte pushim nga shkolla.

Tani një 23 vjeçe, ajo është e diplomuar në Mit dhe një kandidate për doktoraturë në Harvard dhe po eksploron disa nga problemet më të mëdha në botën e fizikës, transmeton Gazeta Express.

Ueb-faqja Ozy raporton se Pasterski është duke u marrë me gravitetin kuantik, vrimat e zeza dhe kohën e hapësirës.

Puna e saj jo vetëm që mahniti të gjithë, por u citua në një publikim edhe nga fizikani i njohur Stephen Hawking. Duke qenë e re, Pasterski tërhoqi vëmendjen edhe të NASA-s, themeluesit të Amazon dhe prodhuesit Blue Origin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme