Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes Shqipe Pantina, në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ ka folur rreth ultimatumit të Behgjet Pacollit dhënë LDK-së.
Pantina ka thënë që Pacolli ka marrë të drejtën nga qytetarët e Kosovës që të ndikoi në dërgimin e PDK-së në opozitë, por veprimet e fundit të tij po tregojnë diçka tjetër.
“LDK dhe AKR janë në koalicion por se si janë marr vesh nuk dihet, nuk e di nëse veprimi i Pacollit është i drejtë por ai e ka marr besimin e qytetarëve që ta qoj PDK-në në opozitë, ndërsa tani ai po e lë të hapur mundësinë që t`i bashkohet PAN-it”, tha Pantina për Gazeta Blic.
Pantina theksoi që çdo parti që shkon me PDK-në, pëson keq e një gjë e tillë mund t`i ndodh edhe partisë së Behgjet Pacollit.
“Veprimet e fundi të AKR-së nuk po e bëjnë këtë parti të jetë ndryshe nga të tjerat, secila pati që shkon me PDK-në pëson keq, edhe kjo i ka ndodhur edhe më parë AKR-së kur ka bashkëpunuar me PDK-në, ku nuk ka arritur ta kaloj as pragun”, tha ajo.
Ndërkohë po bëhen disa ditë që nga deklarata e Behgjet Pacollit i cili ka kërkuar nga VV e LDK t’i intensifikojnë takimet për arritjen e një marrëveshje. Nëse LDK e VV nuk merren vesh, ai do të ndërmarrë hapa të tjerë duke lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet edhe koalicionit PAN./GazetaBlic.com/