Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të diskutojë me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel perspektiven evropiane të Kosovës si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, njofton Klan Kosova.
Takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE nis në orën 10:30.
Kurse në orën 11:00, Haradinaj së bashku me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Në Bruksel për të njëjtën çështje po qëndron edhe një delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, takimi ky i katërt me radhë në mes të BE-së dhe Serbisë për implementimin e MSA-së.
Nuk dihet nëse gjatë takimeve në kryeqendrën evropiane, shefi i qeverisë kosovare do të diskutojë edhe për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi