6 vjeçari, Aulon Zeka është vrarë dje në Prishtinë.
Trupit të pajetë të ndjerit sot i është kryer obduksioni, kurse varrimi është bërë prej orës 17:00.
Policia ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi, i cili mund të ndikojë në zbardhjen e këtij rasti.
Por, lajmi.net merr vesh nga burimet anonime se i dyshuari për vrasjen është G.H (emër i njohur për redaksinë), i cili nuk ka jetuar në Kosovë.
Këto burime kanë bërë të ditur se si pistë e konfliktit mund të jetë një lidhje dashurie.
Lajmi.net ka siguruar një postim në Instagram të G.H (emër i cili nuk publikohet për shkak të hetimeve).
“Edhe pak vi ty me ta ndreq jetën, e dove me ja marrë jetën”, kishte shkruar ai në instagram, fjalë të cilat ia kishte drejtuar vajzës që dyshohet se ka qenë në lidhje.
Ky është postimi i plotë G.H: