Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet pandërprerje por në rrugë me lagështirë me kujdes të shtuar, për shkak të reshjeve lokale.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, largimi nga vendi zgjat rreth 20-30 minuta, njofton AMSM.
Ndërsa në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.