Seanca për zgjedhjen e formimit të Qeverisë pritet të mbahet në ditën e shtunë në ora 16:00, raporton Gazeta Blic.
Në një dokument të siguruar nga “Gazeta Blic”, shihet se deputet e Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë që Seanca për formimin e Qeverisë të mbahet në ditën e nesërme.
Ndryshe, I mandatuari për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë dje se shpejt do t’i bëjë publik edhe emrat që do ta përbëjnë Qeverinë e tij.