Kjo është letra e plotë e Albin Kurtit nga burgu

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, nga burgu ka dërguar një letër drejt Këshillit të Përgjithshëm të partisë, i cili është  mbajtur sot.

Ai iu ka drejtuar të gjithë pjesëmarrësve e aktivistëve,  duke përmendur tema të ndryshe , duke nisur nga fitorja dhe rritja e VV-së si parti, deri tek përçarjet që ndodhën kohëve të fundit dhe fyerjes së Aida Dërgutit ndaj tij, transmeton Periskopi.

Letrën e ka lexuar Arben Vitija.

Lexojeni më poshtë letrën e  Albin Kurtit:

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse nuk jam aty. Më e rëndësishmja është që të jemi bashkë. Me mendje dhe zemrat tona gjithmonë mbesim të bashkuar. Pavarësisht se ndonjëri prej nesh mungon dhe pse mungon Lëvizja vazhdon. Ajo bëhet prej dashurisë tuaj. Sinqeriteti  për gjerat që kanë ndodhur për herë të fundit nuk mund të shprehen në mbledhje.

Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur, statusi dhe procedura. Qytetarët e Kosovës kanë dashur dhe përkrahur LVV si asnjëherë më parë. U dyfishua numri i deputetëve tonë. Jemi subjekti i parë në vend. Qeverisim me kryeqytetin e republikës dhe historisë tonë. Fitorja vjen për punët tona që kemi deri tani. Sikurse bashkimi me Shqipërinë ashtu edhe qeverisja social-demokratike nevojitet më shumë vullnet dhe pasion. LVV-ja në njërën anë ka ngjallur shpresë. Qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj.

100 ditshin e bëri me përufndimin e faljes së qymyrit derisa nuk ndalen emërimet e zv/ministrave. Jemi afër bërjes së Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes.  Regjimi nuk ka mbështetje popullore. LVV-ja po vazhdon të përballet me shantazhe por ne i përgjigjemi me një aksion; emancipimi.Burgosjet tona jenë dëshprim i regjimit. Tani edhe pak i kanë mbetur këtij regjimi dhe kjo varet nga ne. Janë të dhimbshme.

E fali Aidën edhe sikurse nuk do të më kishte kërkuar falje.  Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua, unë jam çuditur shumë për qasjen destruktive  për dëshirën e arrestimit tim. Thelbi nuk është fyerja por dëshira negativë që ka kundër meje. Aida  nuk hyn as në 5, e 10 as në mesin e 50 aktivistëve me të cilët kam pasur mospajtime.Si erdhi ajo në këtë pikë, përvec mashtrimit, s do të thoja se ajo  është fajtore,.VV ka më shumë nevojë për transparencë e llogaridhënie. Secili aktivist është i nevojshëm por asnjëri i pazëvendësueshëm.Ne kemi qindra ekonomistë inxhieneirë e mjekë. Fatkeqësishtt ata i kemi thirrur shpesh për mbledhje e protesta, por asnjëherë për punën e tyre. Në organizatë nevojitet më dije e nder, e jo vetmë guximi, sepse guximi pa nder është arrogancë.Më vjen mirë kur mbahen të tilla mbledhje dhe diskutime të hapura. Të flasim për te gjitha temat e dilemat bashkë, për betejat jashtë e sfidat mbrenda nevojitet vullnet i hekurt dhe dëshirë e qeliktë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme